Treg

Çmimi i naftës arrin në nivelin më të lartë në 3 muaj

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë të tre muajve të premten, si pasojë e kërkesës së fortë nga Kina dhe shqetësimeve për pakësimin e prodhimit në SHBA.

Nafta e papërpunuar Brent, u rrit me 2.5%në 78.85 dollarë për fuçi, niveli i saj më i lartë që nga mesi i tetorit. Nafta e Teksasit, ekuivalenti amerikan, gjithashtu u rrit 2.5% në 75.78 dollarë.

Analistët thanë se rritja e çmimit të naftës që nga fundi i dhjetorit është nxitur pjesërisht nga moti i ftohtë i dimrit dhe kërkesa e fortë kineze.

Të dhënat e publikuara në fillim të kësaj jave nga Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së treguan një tërheqje më të madhe se sa pritej në rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA për javën që përfundon më 3 janar./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë