Çmimi i materialeve bruto që shërbejnë për krijimin e pothuajse çdo gjëje, po marrin trajektoren për në qiell për të mos zbritur më, në një ekonomi në rimëkëmbje.
Nga çeliku, bakri, druri e misri, lëndët e para prodhuese e nisën vitin 2021 me një rrijte të pa parë ndër vite. Ky vrull kërcënon të rrisë çmimin e sanduiçit që mund të hamë gjatë orarit të drekës, njëkohësisht kostot e gradaçelave qiellgërvishtëse. Kjo gjë po stimulon reflacionin dhe po lë mënjanë inflacionin. Në ekonominë që po rritet në SHBA dhe ekonominë e mbetur pezull në Europë, ka shumë pak arsye që kjo situatë të ndërrojë drejtim.
JP Morgan pret një rritje të vazhdueshme të këtyre mallrave deri me 10% dhe Banka Federale në SHBA parashikon stimul në rritjen e kërkesës.
Kina është një ndër furnizuesit kryesorë dhe më të mëdhenj të materialeve bruto dhe ka në dorë tregun e tyre. Gjithashtu, ajo po blen në sasi të mëdha drithërat, ndërkohqë që Brazili dhe Franca po vuajnë prodhimin e tyre.
Bakri ka përjetuar një vit të mirë me rritje që nuk parashikohet të ndërpritet, lidhur me idenë e shteteve të “bëhen jeshilë” dhe të përdorin materiale ndihmëse në prodhimin e energjisë së ripërtëritshme. Vetëm gjatë vitit 2020, 1.9 milion bakër u përdorën për përçimin e energjisë së ripërtëritshme dhe vlera e tij u rrit me 90%. Deri në vitin 2050 sasia dhe vlera e bakrit parashikohet të dyfishohet.
Për vende të ndryshme, rritja e vlerës së materialeve varet nga marrëdhënia me to, i eksportojnë apo i importojnë . Vendet që eksportojnë materiale ndërtimi bruto sigurisht do të kenë rritje të buxhetit, ndërsa vendet që e importojnë do të shohin pakësim të buxhetit.
Për tregtimin emishit, viti 2020 ishte i tmerrshëm. Që nga pandemia e Covid-19 dhe më pas tek sëmundja e derrave në Gjermani që tashmë kaloi në Kinë.
Me rritjen e çmimit të drithërave, fermerët që rrisin gjallesat me qëllim trregtimin e mishit janë të parët që dëmtohen. Kostot e drithërave u rritën me 40% gjatë vitit të shkuar, por akoma nuk kanë prekur zinxhirët e restoranteve, ndonëse është e qartë që çmimet po rriten.
Prodhuesit e çelikut në botë kanë vite që përballen me çmimet e ulëta përshkak të tejmbushjes së tregut me këtë produkt. Duke nisur që nga viti i shkuar, gjërat ndryshuan ku vlera e materialit të çelikut u rrit në Europë dhe më pas në SHBA.
Me qumësht apo ekspres, me sheqer apo shqeto, përbërsi kryesor i nje filxhani me kafe po shkon drejt shtrenjtimit. Kafeja arabe u rrit me 33% gjatë vitit 2020 dhe paarshikohet të arrijë akoma më lartë. Njëkohësisht u rrit dhe vlera e sheqerit.
Sigurisht që rritja e çmimeve nuk del direkt në produketet e marketeve apo kafeneve, madje shpeshherë shitësit me pakicë e mabjën përvete rritjen e lehtë të çmimeve vetëm që të kenë klientë. Por edhe aty ka një kufi dhe pësëri konsumatorët përfundojnë të paguajnë çmimet e larta.
Burimi:Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




