Motosport

Çmimi i Madh i Francës, frenimi dhe pikat kyçe të Paul Ricard

Gazeta Si – Analiza e cirkuitit të Le Castellet, që në fundjavë do të presë garën e 12-të të Botërorit 2022. Çmimi i Madh i Francës zhvillohet në një cirkuit të ngarkesës së mesme dhe impenjimi ‘light’ për sistemin e frenave, sipas të dhënave të marra nga Brembo.

Fundjavën e 24 korrikut zhvillohet Çmimi i Madh i Francës në Formula 1, në pistën historike Paul Ricard. Me 5.842 metra gjatësi, kjo pistë është e 5-ta në kampionat për nga gjatësia, pas Spa, Jedah, Silverston dhe Baku.

Crikuiti Paul Ricard. Gazeta Si, 20 korrik 2022

Kemi të bëjmë me një cirkuit shumë teknik, të karikimit mesatar aerodinamik. Ka kthesa shumë të shpejta, siç është ajo e Signes (kthesa 10), me 330 kilometra në orë. Ka gjithashtu edhe kthesa shumë të ngadalta, si kthesa 15, ku makinat e ulin shpejtësinë poshtë 90 kilometrave në orë.

Në cirkuitin francez zhvillohen 53 xhiro. Ai klasifikohet si ‘Light’ për impenjimin e sistemit të frenimit, ku 17% e kohës së një xhiroje shpenzohet për frenim.

Kthesa 1, e para pas nisjes, fillon me një shpejtësi 316 km/h dhe prej saj dilet me 177 km/h. Kthesa 3, që vjen më pas, regjistron një shpejtësi 287 km/h në fillim dhe në fund 186 km/h. Hapësira për frenimin është 81 metra.

Kthesa numër 8 është edhe më impenjativja për pilotët dhe makinat. Sepse kalohet nga një shpejtësi 319 km/h e fillimit në 135 km/h në fund, me një kohë 2″12 për frenimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë