Nga Gazeta ‘SI’ – Në ditën që qeveria priste të vendoste nëse fasha e re për energjinë do të hynte në fuqi për muajin nëntor apo jo, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët do të vazhdojnë të kenë të njëjtën faturë energjie edhe pse çmimet janë shumëfishuar. Ai tha se qeveria do të vazhdojë të financojë 80% të kostos së saj dhe 20% vetë qytetarët.
“Ju do të vazhdoni të paguani përsëri të njëjtën faturë energjie, ju dhe bizneset e vogla. 20% e keni ju, 80% ne. Ndihmojmë dhe biznesin e vogël sepse nëse atyre u rritet fatura e energjisë, do ta reflektojnë tek çmimet që u japin juve. Ama në këtë situatë disa fonde nuk i përdorim dot siç do të donim. Biznesi i vogël aleati jonë më i rëndësishëm”, -tha Rama nga Shijaku, ku u hodh shorti për apartamentet e reja të të prekurve nga tërmeti.
Përzgjedhja e apartamenteve bëhet me shorte ose me marrëveshje midis familjeve, përveç të sëmurëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
637 familje do të marrin apartamente të reja në bashkinë Shijak brenda muajit nëntor dhe të pajisura me dokumentacionet përkatëse.
“I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, – tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



