Treg

Çmimi i Bitcoin rritet pas atentatit ndaj Trump. Investitorët presin rizgjedhjen e ish-presidentit

Bitcoin ka nisur me jeshile të hënën e kësaj jave, nxitur nga atentati ndaj Donald Trump.

Investitorët iu drejtuan kriptomonedhës më të madhe në botë, duke spekuluar për shanset që ish-presidenti të fitonte zgjedhjet e nëntorit.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 9.1% në 62,830 dollarë pasi një person i armatosur goditi ish-presidentin Trump në vesh në një tubim. Edhe kriptomonedha Ether u rrit me 8.6%, në 3.3 mijë dollarë.

Republikani shihet si kandidati më pro-kripto, pasi ka pritur drejtues të industrisë në Mar-a-Lago dhe me fushatën e tij që pranon pagesa në kriptomonedha, e para për një parti të madhe politike amerikane.

“Ai e ka pozicionuar veten si një mbështetës të kriptomonedhave dhe shanset e rizgjedhjes së tij u rritën fort pas atentatit. Sigurisht kjo pati një efekt direkt edhe në tregjet e monedhave digjitale”, tha Tony Sycamore, një ekspert tregu.

Trump do të jetë një ndër folësit kryesorë në konferencën e Bitcoin 2024, në Tennesse, më 27 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë