Niveli i përgjithshëm i çmimeve të konsumit ka shfaqur një rritje të lehtë të ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkhoolike.
INSTAT ka raportuar sot, të enjten se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2020 është 1,5 %, që do të thotë është larg objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Që sipas vetë bankës pritet të arrihet brenda vitit 2022
Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2020, krahasuar me gusht 2020, është 0,4 %.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,39 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,31 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje, etj.
Ndikim negativ në inflacion ka patur “Transporti” me -0,29 pikë përqindje, “Veshje dhe këpucë” me -0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



