Ekonomi

Çmimet e ushqimeve të importit ulin inflacionin në mars

Inflacioni në mars në terma mujorë ka regjistruar shifër negative -0,5 %.

Ky ndryshim, shpjegon INSTAT, është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Këtu kanë ndikuar çmimet e ulta të importit për shkak të euros së dobët.

Gjithashtu, sipas INSTAT, kanë ndikuar në inflacionin e marsit edhe grupi “ Veshje dhe këpucë” “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Në të njëjtën kohë, çmimet e grupit “Transporti” u rritën, pasuar nga “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë”.

Në terma vjetorë, inflacioni në muajin mars 2019 është 1,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në grupin “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan”, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë