Treg

Çmimet e ndërtesave po rriten, por jo të materialeve të ndërtimit

Indeksi i Kushtimit për Ndërtim gjatë tre muajve të parë të vitit 2021 pësoi rritje me 0.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Rritja më e madhe u vu re në ndarjen “kosto të tjera” (0.9%), pra në shërbime jo elementare të sektorit të ndërtimit.

Shpenzimet mbi makineritë u rritën me 0.8% dhe për pagat me 0.5%.

Shpenzimet për materiale u rritën me 0.3%, por brenda këtij grupi u rritën shpejt dhe shumë çmimet e materialeve elektrike dhe komunikimi, me 1.5%.

Indeksi i Kushtimit për Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të cilat në raporte mujore nuk kanë pasur lëvizje të ndjeshme, por kanë mbajtur një tendencë rënëse.

Në Europë, tregjet e lëndëve të para të ndërtimit kanë pasur rritje të shpejtë dhe të ndjeshme, duke pritur që do të rriten akoma më shumë. Në Shqipëri nuk ka ndodhur një ndryshim i tillë, ndonëse nga të dhënat e terrenit për “SI”, shumë materiale si bakër apo tulla janë rritur 30-60%.

Nga ana tjetër, vlera e blerjes apo qiramamarrjes së një hapësire të ndërtuar në Shqipëri është gjithmonë në rritje, duke kaluar edhe fuqinë paguese të konsumatorëve shqiptarë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë