Treg

Çmimet e naftës rriten sërish pasi OPEC njoftoi uljen e prodhimit

Nga Gazeta ‘Si’-Vendet anëtare të OPEC+, Arabia Saudite, Rusia, Kuvajti, Omani dhe Algjeria njoftuan se në muajt në vijim do të ketë ulje vullnetare të prodhimit të naftës nga disa prej tyre.

Takimi i fundit i organizatës nuk doli me një deklaratë zyrtare për reduktime të prodhimit, por Rusia dhe Arabia Saudite njoftuan se së bashku do të nxjerrin 2 milionë fuçi naftë më pak në ditë.

Edhe vendet e tjera pritet të ndjekin të njëjtën rrugë, por me sasi shumë herë më të vogla.

Sipas Bloomberg të gjitha këto masa do të nisin të aplikohen duke filluar nga viti i ardhshëm.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 6 cent, ose 0.1%, në 80.92 dollarë për fuçi sot( 1 dhjetor). Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 17 cent, ose 0.2%, në 76.13 dollarë.

OPEC+, i cili pompon mbi 40% të naftës në botë, po fokusohet në uljen e prodhimit pasi çmimet kanë rënë nga rreth 98 dollarë në fund të shtatorit, mes shqetësimeve për rritjen më të dobët ekonomike në 2024 dhe pritjet për një suficit të ofertës.

Goldman Sachs tha se parashikimi i saj i dhjetorit për Brent ishte "i prirur mesatarisht" në anën e poshtme të diapazonit të tij të vlerësuar më parë, duke e quajtur lëvizjen e prodhuesve të naftës një "përgjigje të përkohshme" dhe "të vështirë për t'u zbatuar".

Burimi: Reuters/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë