Çmimet e naftës vijojnë të rriten çdo ditë, me reduktimin e sasisë që prodhohet dhe vazhdimin e konflikteve globale.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 6% duke kapur 82.83 dollarë për fuçi, ndërsa ajo e Teksasit, në 77.87 dollarë.
Faktorët gjeopolitikë janë pjesërisht fajtorë për shtrenjtimin e vazhdueshëm, që nga konflikti i në Rusi-Ukrainë dhe ai në Lindjen e Mesme. Ky është një shqetësim i shtuar për SHBA-në, ku rritja e inflacionit është rikthyer dhe presioni i ardhur nga nafta do të ndikojë negativisht.
OPEC, organizata e prodhuesve të naftës parashikon se këtë vit kërkesa për naftë do të rritet me 2.25 mln fuçi në ditë dhe me 1.85 në 2025. Por prodhimi do të rritet me vetëm 1.2 mln fuçi në ditë, që do të thotë se do të ketë një deficit të tregut, duke sjellë kështu një tjetër rritje të çmimeve./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




