Nga Gazeta “SI” – Rënia e lehtë e dollarit po rrit përsëri çmimet e naftës, ndërkohë që përkeqësohen problemet me furnizimet.
Mëngjesin e së martës së 26 korrikut, çmimi i naftës u rrit me 1%, pasi gjigandi rus Gazprom tha se do të reduktojë furnizimet në Europë.
Nisur nga data 27, Gazprom po planifikon të reduktojë furnizimet nga Nord Stream 1 në Gjermani, me 20%. Kjo është një lëvizje shantazhuese nga ana e Rusisë që synon të zbusë sanksionet që i ka vendosur Perëndimi.
Tregtarët thonë se ndërprerja e gazit do t’i detyrojë shtetet europiane të drejtohen nga nafta për të plotësuar nevojat energjitike.
Kontrata për shitjet e shtatorit shkoi në 106.45 dollar për fuçi.
“Vendet perëndimore po planifikojnë të vendosin një kufi në çmimin e naftës së papërpunuar ruse, ndërkohë që furnizimi me gaz natyror rus në Europë mbetet i kërcënuar. Megjithatë, rritja e çmimit të naftës po vjen nga rënia e kërkesës mes të dhënave zhgënjyese ekonomike, parashikimeve të rënies së rritjes së saj dhe shqetësimeve të vazhdueshme të Covid në Kinë”,- tha Ravindro Rao, kreu i departamentit të mallrave në Kotak Securities.
Rahul Kalantri, nënkryetar për mallrat në Mehta Equities, tha se Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë synon të kthejë prodhimin 1.2 milion fuçi në ditë për dy javë, nga rreth 860.000 fuçi në ditë që prodhonte prej disa kohësh.
“Nëse Libia rikthen prodhimin e saj të naftës në dy javët e ardhshme, mund të kufizojë çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare. Ne presim që çmimet e naftës të mbeten të paqëndrueshme këtë javë përpara rezultatit të takimit të Bankës Federale në SHBA”, – tha ai./Mint
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




