Çmimet e naftës u rritën të martën, duke rimarrë pjesërisht humbjet e ditës së mëparshme, pas sulmeve të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbylljes së pjesës kryesore të Shtretit të Hormuzit. Nafta Brent u rrit me 3.3%, duke arritur 103,.48 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas u rrit me 3.,4% në 96,64 dollarë për fuçi.
Sulmet e fundit në Emirate përfshijnë një goditje me dron në fushën e gazit Shah dhe një zjarr në portin Fujairah, ku kompania shtetërore ADNOC ka ndalur ngarkimin e naftës. Fujairah, pranë Ngushticës së Hormuzit, është një pikë kyçe për eksportin e naftës që përfaqëson rreth 1% të kërkesës globale.
Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetike për rreth 20% të tregtisë botërore të naftës dhe gazit të lëngshëm, mbetet i bllokuar pjesërisht, duke shtuar shqetësime për mungesë furnizimi, çmime më të larta të energjisë dhe rritje të inflacionit. Analistët paralajmërojnë se mjafton një sulm i vetëm nga një milici iraniane për të rifilluar krizën në rajon.
Pavarësisht disa lehtësimeve të përkohshme, si lejimi i disa anijeve indiane të kalojnë Shtretin e Hormuzit, tregtarët presin që ndërprerjet të vazhdojnë. Shkaku i mbylljes efektive të kanalin, Emiratet e Bashkuara Arabe janë detyruar të reduktojnë prodhimin e naftës më shumë se gjysmën.
Ekspertët paralajmërojnë se çmimet mund të rriten edhe më tej gjatë muajit Mars, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë sugjeroi që vendet anëtare të lirojnë më shumë naftë nga rezervat strategjike për të përballuar rritjen e kostove./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje