Nga Gazeta Si- Konfederata e industrive në vend ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve, duke e cilësuar ndërhyrjen si të nevojshme, por të vonuar.
Sipas Konfindustrisë, ulja me mbi 8% e çmimeve të karburanteve tregon se në treg ka pasur hapësira për spekulim, duke e bërë të domosdoshëm një kontroll të vazhdueshëm nga institucionet.
Në deklaratën e dhënë për mediat, Konfindustria thekson se reagimi në Shqipëri ka ardhur me vonesë, ndërsa rajoni dhe fqinjët janë treguar më vigjilentë.
Përveç mbështetjes së ndërhyrjes së qeverisë, Konfindustria i ka paraqitur ekzekutivit katër kërkesa kryesore.
“Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që në të njëjtën kohë me mbikëqyrjen nëpërmjet Bordit të Transparencës për parandalimin e spekulimeve në tregun e karburanteve në kushtet e sotme të jashtëzakonshme botërore, të vlerësojë me shpejtësi si më poshtë:
1- Uljen e përgjithshme të barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të makinave deri në nivelet të mesatares së shteteve të rajonit
2- Krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm mbikëqyrës.
3- Rishikimin e ndërtimit të sotëm në drejtimin vertikal dhe horizontal të tregut të karburanteve me shfaqje të qarta të tipit kartel dhe oligopol në porte, tregti me shumicë dhe pakicë.
4- Ndërtimin e rafinerisë për të përpunuar naftën shqiptare për të plotësuar të paktën 30% të nevojave vjetore të vendit.”
Bordi i Transparencës u mblodh ditën e enjte për herë të parë ku vendosi se duke nisur nga e enjtja në orën 18:30, nafta me pakicë nuk do të tregtohet më shumë se çmimi 203 lekë/litër, ndërsa benzina me pakicë më shumë se 175 lekë/litër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje