Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2021, u rrit me 2.4% në raport vjetor. Grupi që pati rritjen më të madhe të IHÇK-së ishte transporti me 4.8% dhe ushqimet dhe pije joalkoolike 3.8%, krahasuar me majin e vitit 2020.

Në raport mujor, nga prilli 2021 në maj 2021 IHÇK-ja pësoi rënie me 0.7%. Kjo u ndikua nga rënia e çmimeve të grupit ushqim dhe pije joalkoolike me 2% dhe grupi i pijeve alkoolike, duhan dhe argëtim, kulturë me 0.1% secila.
Nga ana tjetër çmimet e grupit të transporti u rritën me 0.7 %, pasuar nga hotele, kafene dhe restorante me 0.3 %.m
Shëndeti dhe shërbimi arsimor vazhdojnë të jenë në nivelin e 0.1 %.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri është pak më i lartë se mesatarja e vendeve të Europës, në të njëjtat nivele të Gjermanisë, Spanjës, Kroacisë dhe Suedisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje