Buxhetet e kompanive ajrore që shkojnë për karburant do të turbulllohen. Vitin e ardhshëm, parashikohet që ato të përdorin naftë më të pastër, si pjesë e kontrolleve mbi emetimet që do të hyjnë në fuqi në nivel botëror në vitin 2020.
Ekzekutivët e kompanive ajrore po paralajmërojnë se ndryshimi i rregullave mund të rrisë çmimin e karburantit për avionët komercialë.
Paul Jacobson, shefi i financës së Delta Air Lines Inc. ka thënë më herët këtë muaj se rritja e çmimit të naftës bruto dhe ndryshimi i karburantit për anijet është një e “keqe” “neto” për kompanitë ajrore,” duke shtuar se duke shtuar se rafineria e Deltas duhet të ndihmojë në kompensimin e ndikimit negativ.
Rafineritë prodhojnë tre kategori kryesore karburanti: benzinë për makina; duke përfshirë si karburantin naftë ashtu edhe karburantin jet fuel për avionë; dhe lëndë djegëse më të rënda të përdorura për qëllime të ndryshme industriale, duke përfshirë edhe karburantin për anije. Nga një konventë e marketingut, çmimet e karburantit jet fuel për avionë janë zakonisht të lidhura me çmimet e naftës, zakonisht duke u shitur për disa cent më shumë për një gallon.
Kompanitë ajrore dhe industria e naftës janë duke u përgatitur për një rritje të kërkesës për naftë ndërsa pronarët e anijeve pritet të kalojnë në karburante më të rënda. Nëse çmimi i naftës do të rritej, do ta pasonte edhe karburanti fuel jet për avionë.
"Karburanti fuel jet për avionë është pasoja e padëshiruar" e rregulloreve të reja detare, tha Mason Hamilton, analist i tregjeve të naftës në Administratën e Informacionit të Energjisë së SHBA-ve. "Ka një shkallë të lartë pasigurie mbi atë që do të ndodhë," tha ai.
Një e panjohur e madhe është se sa kërkesa mund të rritet. Pronarët e anijeve kanë mënyra të ndryshme për të reduktuar emetimet. Ndërrimi i karburantit është një; por disa thjesht mund të instalojnë mekanizma kontrolli, që do të thotë nuk ka nevojë për naftë më të pastër.
Organizata Ndërkombëtare Detare, organi i Kombeve të Bashkuara që vendos standardet për industrinë detare globale, është duke kërkuar që anijet të zvogëlojnë përmbajtjen e squfurit në shkarkimet e tyre me më shumë se 85% deri në vitin 2020.
Administrata e Trump po mbështet një ndryshim më gradual të standardit të karburantit më të pastër.
Brian Pearce, ekonomisti kryesor në Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror, pret që rregulloret e reja detare do të rrisin çmimin e karburantit, por nuk është i sigurt për masën.
Efekti i rregullave të emetimeve të reja mund të dëmtojë fitimet e kompanive ajrore të SHBA-ve, thanë analistët e Raymond James. Në një skenar relativisht të mirë, fitimet e mëdha për aksion të transportuesve mund të bien në 2% nga 4% në vitin 2020. Në rastin më ekstrem, fitimet mund të përgjysmohen ose fshihen.
Analistët e UBS-së thonë se kompanitë ajrore në Europë mund të shohin një fitim 6% të goditur nga çmimet më të larta që lidhen me ndryshimin e rregullave për karburant më të pastër vitin e ardhshëm, duke u rritur deri në 21% vitin e ardhshëm. Në Azi, gjurma parashikohet të jetë respektivisht 12% dhe 22% për 2019 dhe 2020. Kjo mund të përkthehet në disa miliardë dollarë shpenzime ekstra për karburant për industrinë në fjalë.
Karburanti Jet fuel tani është rritur 40% nga fillimi i vitit, sipas S & P Global Platts dhe IATA, që vlerëson se shpenzimet e karburantit përbëjnë gati një të katërtën e shpenzimeve operative të një linje ajrore. Ndërsa çmimet më të larta të naftës janë vetëm një faktor në çmimet e biletave, shumë kompani ajrore kanë ngritur tashmë çmimet e biletave pëbrallë kërkesës së fortë për udhëtime ajrore. Bileta mesatare për udhëtime brenda SHBA-ve në muajin gusht kushtonte 485 dollarë, nga 457 dollarë në të njëjtën periudhë një vit më parë, sipas Korporatës së Raportimit të Avionëve, e cila mbledh të dhëna për udhëtimet në rrugë ajrore.
"Shumica e rafinerive funksionojnë në maksimum," tha Dario Scaffardi, shefi ekzekutiv i rafinerisë italiane Saras SpA, që do të thotë se ata nuk mund të prodhojnë më shumë për të mbajtur çmimet në kontroll. Në SHBA, rafineritë përdorën mesatarisht 95% të kapacitetit të tyre në katër javë deri më 21 shtator, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë.
Refinierët nuk do të përkulen për prodhimin e karburantit jet fuel për shkak të çmimit që komandon tha z. Scaffardi, por ai shtoi se nuk do të mbrojë linjat ajrore nga rritja e çmimeve, nëse kërkesa më e madhe për naftë rrit çmimin fiks të përcaktuar për karburantin jet fuel të avionëve.
"Ka të ngjarë që të jetë një situatë e mirë për rafinierët", tha Chris Midgley, kreu i analytics në S & P Global Platts, "por jo për konsumatorët".
*Burimi: Wall Street Journal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.