Treg

Çmimet e gazit vazhdojnë rënien, Europa siguron 90% të rezervave për dimrin

Çmimet e gazit natyror në Europë kaë nisur rënien pasi rezervat e saj janë pothuajse të mbushura.

Çmimet e kontratave të ardhshme në Gjermani ranë me 6.7% të hënën dhe në Britani me 15.2%. Në tërësi, çmimet e gazit kanë rënë me 50% që nga muaji i kaluar me menaxhimin e rezervave nga Europa dhe shmangien e reduktimit të plotë nga ana e Rusisë.

Rënia e çmimeve ka sjellë pak lehtësim në kontinenet, por ato mbeten përsëri tepër të larta nga një vit më parë. Europa është buzë recesioni dhe qeveritë kanë ndarë mënjanë 280 mld euro për paketat e ndihmës.

Nivelet europiane të ruajtjes së gazit janë afër 90%, madje kanë tejkaluar mesataren 5-vjeçare, sipas të dhënave nga Gas Infrastructure Europe (GIE). Europa do të duhet të paguajë një çmim të rëndë: kostoja e rimbushjes së rezervave të gazit natyror vlerësohet në mbi 50 miliardë euro (51 miliardë dollarë), 10 herë më shumë se mesatarja historike për mbushjen e rezervuarëve përpara dimrit./Oilprice


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë