Nga Gazeta 'SI' - Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, çmimi mesatar i banesave të shitura në Shqipëri është rritur me 28.4% nga 6-mujori paraardhës dhe 39% nga një vit më parë. Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së lëndëve të para të ndërtimit, përfshirë energjinë elektrike, por edhe për shkak të rritjes së kërkesës.
Agjentët e anketuar në matjet e Indeksit Fischer, nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se kërkesa konsumatorë për banesa është rritur, paralelisht me atë të stokut ë kredive dedikuar tyre, që arriti 140 mld lekë në fund të 6mujorit. E njëjta gjë nga ndodhur dhe në krahun e ofertës, me lejet e dhëna për ndërtim, por ka rënë numri i banesave të reja të regjistruara.
Sipas Indeksit, ecuria u përcaktua më së shumti nga vëllimi i shitjeve në kryeqytet. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë. Subjektet e këtij aktiviteti, janë optimistë për ecurinë afatgjatë për Tiranën dhe pak më pesimistë për rrethet.
Në parashikimet e tyre, agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare: balancat neto ishin pozitive, përkatësisht 24% dhe 22%.
Indeksi tregon se koha mesatare e shitjes së një banese ka rënë lehtë, në 10,8 muaj. Për Tiranën 9.7 muaj. Për zona bregdetare është ulur nga 11 në 6 muaj. Më shumë se gjysma e pronave për banim apo qëllim tregtar janë financuar nga bankat, të cilat kanë mbuluar deri në 60% të shumës totale.
Çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të kaluar. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qerasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.