Lojëra me Dore

Çlirohet basketbolli shqiptar, do të fillojë ndeshjet

Më në fund, ka ardhur edhe lajmi i mirë për basketbollin shqiptar: do të rifillojë aktiviteti kombëtar pas gati një viti izolim për shkak të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pozitivisht këtë herë kërkesës së Federatës Shqiptare të Basketbollit për zhvillimin e ndeshjeve në salla të mbyllura, me një shkresë të firmosur nga zëvendësministrja Mira Rrakacolli.

Basketbolli ynë e ka ndalur aktivitetin në mars të vitit të kaluar dhe vazhdimisht nga drejtuesit e tij është kërkuar që rifillojnë aktivitetet, siç ka ndodhur me futbollin, por deri tani qeveria kishte refuzuar, duke e argumentuar qëndrimin me faktin se sallat e mbyllura paraqesin rrezik.

Shkresa zyrtare për rifillimin e aktivitetit në basketboll. Gazeta Si, 28 janar 2021

Lajmi i rifillimit të aktivitetit është postuar në faqen zyrtare të FSHB-së dhe nga presidenti i saj, Avni Ponari. Merr fund kështu izolimi për basketbollin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë