Sociale

“Çlirimi” i fundjavës mbush rrugët (foto)

Edhe kjo e diel ka qenë ditë izolimi, por me disa lëshime më shumë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë.

Ditën e sotme, pensionistët janë lejuar të dalin deri në orën 10:00. Ndërsa për sa u përket prindërve me fëmijë, është zgjeruar mosha e fëmijëve si dhe fasha orare. Prindërit me fëmijë, jo vetëm nënat, janë lejuar të dalin nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Siç shihet nga këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, rrugët e Tiranës janë mbushur me njerëz. Por jo të gjithë qytetarët i sheh me maska dhe duke ruajtur distancimin social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë