Nga Gazeta ‘Si’- Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.
I pyetur për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”.
Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve.
Clark e mohon se nuk donte komunikim me UÇK-në
Clark e mohoi se kishte thënë se “ishte e rëndësishme të mbahej njëfarë lloj distance nga UÇK-ja gjatë bombardimeve”, kur prokurori citoi një deklaratë të tij nga një intervistë.
I pyetur nëse ai nuk donte të kishte komunikim me UÇK-në asokohe, Clark tha: “Jo, nuk është e saktë”.
“Për këtë arsye fola me Thaçin. Në fakt, i kërkova Thaçit të na ndihmonte. Ishim në një pikë kritike të historisë, vlerave, etikës dhe demokracisë në atë kohë. Dua të shpjegoj se në një pikë kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë, në luftëtarë lirie, dhe në një pikë të caktuar, opinioni botëror dhe konsensusi botëror vjen në përfundim se njerëzit të drejtë t’i bëjnë ballë trysnisë së luftës dhe kjo është e shkruar edhe në deklaratën e pavarësisë së SHBA-së”, shpjegoi Clark.
Clark shtoi: “Nga viti 1974 Kosova duhej të ishte shtet i ndarë administrativ, por [lideri i atëhershëm serb Sllobodan Millosheviçi ua mohoi këtë, prandaj një grup i caktuar njerëz që quheshin terroristë u bënë mbrojtje kolektive e popullit të vet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



