Futboll

City blen 54 milion stërlina ‘hajdutin’ e celularit

Nga Gazeta Si- Në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti Mateus Nunes është arrestuar nga policia e qytetit të Madridit pasi i ka vjedhur celularin një tifozi.

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën La Riviera. Sipas mediave spanjolle forcat e rendit kanë ndaluar futbollistin, pasi i mori celularin një 58-vjeçari. Futbollisti i kushtoi Sitit 54 milionë stërlina.

Tifozi kishte tentuar që të bënte një fotografi me futbollistin në tualet pa lejen e 26-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë