Në një foto-finish nga ata që të lënë pa frymë në “Talladega Superspeedway”, Austin Cindric rrëmbeu fitoren në “NASCAR Cup Series” me një diferencë prej vetëm 0.022 sekondash nga Ryan Preece. Makina “No. 2 Team Penske Ford” kaloi e para në finish pas një beteje dramatike në xhiron e fundit duke i dhënë Cindric, të parën fitore për vitin 2025.

Shikuesit e shmtë shpërthyen në brohoritje duke treguar intensitetin dhe nervozizmin që përfaqëson NASCAR pas duelit Cindric vs Preece në bordin e “No. 60 RFK Racing Ford” që u pasuan nga binomi i “Hendrick Motorsports”, Kyle Larson dhe Williams Byron, disa centimetra më mbrapa. Në përfundim të garës Preece e humbi vendin e dytë për thyerje të rregullave duke i lënë pozicionin kundërshtarit Larson për rezultatin më të mirë të karrierës në Talladega.

Logano mbërriti i 5, përpara Noah Gragson i ndjekur nga Chase Elliott në vendin e 7, dy vende përpara shokut të skuadrës Alex Bowman. Carson Hocevar nga “Spire Motorsports” u vendos mes tyre në të 8 ndërsa Wallace në vendin e10 ishte piloti më i suksesshëm nga Toyota. Cindric kryesoi 5 herë por vetëm në 7 nga 188 xhirot në një garë të qetë, si rrallëherë në kaotiken Talladega. Ai ishte fituesi i 10 i ndryshëm rradhazi duke zgjatur rekordin në Talladega.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.