Lojëra me Dore

Cincinnati/ Gjokoviç në çerekfinale, Serena Uillimas eliminohet nga një greke

Ka kaluar në çerekfinale të turneut të Cincinatit numri 1 i botës në tenis, Novak Gjokoviç. Serbi ka mundur me lehtësi Tenis Sandrgen në fazën e 1/8-ve, 6-2 dhe 6-4 me sete. Gjokoviç e çoi kështu në 20 numrin e ndeshjeve të luajtura dhe të fituara në këtë sezon.
“Tashmë dhimbja ka kaluar, – tha tenisti serb pas ndeshjes. – Gjithçka ka kaluar dhe ndihem shumë mirë, kur shoh ecurinë e lojës sime”. Autoriteti më shumë se forca ishte çelësi i fitores së “Noles” në një ndeshje pa probleme për të. Në çerekfinale Gjokoviç do të ndeshet me gjermanin Jan Lennrd Struf, i cili mundi me 3 sete Devid Gofin (6-4 3-6 6-4).

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 26 gusht 2020

Është kualifikuar edhe Danil Medvedev, që mundi me një dopio 6-3 slloveni Aljaz Bedene. Rusi do të ndeshet me spanjollin Roberto Bautista Agut në çerekfinale. Çerekfinalja tjetër është ajo mes Milosh Raoniç (6-2 6-2 ndaj Mërreit) dhe Filip Krajinoviç që fitoi (6-2 6-1) ndaj Marton Fuksoviç.

Në turneun e femrave është eliminuar ylli më i madh, Serena Uilliams, që ishte vetëm 2 pikë larg fitores, por në fund humbi ndaj grekes Maria Sakari 5-7, 7-6 dhe 6-1. E vështirë ta imagjinosh këtë humbje të Serenës në një situatë, ku ajo ishte në formë shumë të mirë. Ajo udhëhiqte 7-5 dhe 5-3, por në këtë pikë forma e saj fizike ra papritur. Sakari do të ndeshet në çerekfinale me britaniken Johana Konta, që kaloi 6-4 dhe 6-2 rusen Vera Zvonareva.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë