Shkencë

Cilët janë tre nobelistët e ekonomisë

Ekonomistët  Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo nga Instituti i Teknologjisë së Massachusettsand, si dhe Michael Kremer nga Universiteti i Harvardit u vlerësuan për kërkimet e tyre pionere që kanë përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë globale. Dulfo, vetëm 46 vjeç, është personi më i ri që ka fituar çmimin Nobel në ekonomi dhe gruaja e dytë që e merr këtë çmim në historinë e Nobelit në këtë fushë. Dulfo u shpreh se ky studim kishte qënë një përvojë tepër përulëse dhe të tre personifikojnë “qindra studiues” që punojnë për varfërinë globale.

Në njoftimin e së hënës  nga Stokholmi, Akademia Mbretërore e Shkencave Suedeze i vlerësoi tre studiuesit për rolin e tyre në shkurtimin e pyetjeve të mëdha rreth varfërisë dhe përqendrimin në “në pyetjet e vogla e të menaxhueshme”, siç janë ndërhyrjet më të mira për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve e përdorimi i eksperimenteve në terren.

 Në vitet 1990 Kremer nisi një numër eksperimentesh në terren në Kenian perëndimore, për të përmirësuar situatën në arsim. Banerjee dhe Duflo më vonë kryen studime të ngjashme, duke ndërtuar metoda të hulumtimit të cilat "tani mbizotërojnë plotësisht “ekonominë e zhvillimit”, sipas Komitetit Nobel. Këto përpjekje ndihmuan në frymëzimin e programeve të mësimit në shkolla, nga ku kanë përfituar më shumë se 5 milion fëmijë indianë, si dhe subvencione parandaluese të kujdesit shëndetësor në një numër vendesh, u shpreh Komiteti i Nobelit.

https://twitter.com/NobelPrize/status/1183681542754832385

“Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re, bazuar në këto eksperimente ka transformuar ekonominë, e cila tashmë është më e lulëzuar në fushën e kërkimit”, u shpreh Komiteti i Nobelit në twitter. Më vonë, në një njoftim për lajme, Nobeli vuri në dukje se "Për shkak të punës së tyre, eksperimentet në terren janë bërë metoda standarde për zhvillimin e ekonomisë, të cilat hulumtojnë efektet e masave për të lehtësuar varfërinë. Të tre laburantët ishin ndër të parët që u përpoqën të matnin efektet në botën reale dhe përpjekjet për zbutjen e varfërisë në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë qasjen në kredi, kujdesin shëndetësor parandalues ​​dhe adoptimin e teknologjive të reja. Hulumtimi i tyre zbuloi që edhe dallime të vogla në çmime, mund të çojnë në rezultate të ndryshme shëndetësore, veçanërisht në kujdesin parandalues.

Kremer, për shembull, zbuloi se 75 përqind e prindërve të varfër do t'u jepnin fëmijëve të tyre pilula për infeksione parazitare nëse ilaçet ishin falas, krahasuar me vetëm 18 përqind, kur ilaçi kushtonte më pak se 1 $, sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Më pas, sipas Nobelit, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi që ilaçet të shpërndaheshin pa kosto për më shumë se 800 milionë nxënës shkolle në zonat ku më shumë se 20% e tyre ishin të prekur nga infeksione parazitare. Hulumtimi i tyre sugjeronte gjithashtu stimuj të qartë dhe përgjegjshmëri për mësuesit që nuk mungonin, duke gjetur se “nxënësit që kishin mësuar me kontrata afatshkurtra kishin rezultate në mënyrë të konsiderueshme më të mirë” sipas një njoftimi nga komiteti i Nobelit. Ekonomistët  gjithashtu kanë kryer një studim "fillestar" për programet e mikrokredisë, ose dhënien e kredive të vogla, për familjet e varfra në qytetin Indian të Hyderabad.

Për më tepër, paneli përmendi punën e tyre duke treguar se disa individë të varfër kishin më shumë gjasa të miratonin subvencione të përkohshme - për përmirësime në bujqësi siç janë plehrat artificiale - sesa nëse ato ofrohen përherë. Tre laburantët pritet të ndajnë një çmim parash prej 915,000 dollarësh. E pyetur nga një reporter se çfarë do të bënte me fitimet, Duflo vuri kujtoi se gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, Marie Curie, përdori paratë e saj për të blerë një gram të radiumit të elementit. "Unë mendoj se ne do të flasim me njëri-tjetrin për të kuptuar se cili është grami ynë i rreziumit," tha Duflo.

Duflo dhe Banerjee janë  të martuar, duke u bërë kështu partnerët ose çifti i gjashtë në historinë e Nobelit që është vlerësuar me këtë çmim. Curie dhe burri i saj, Pierre Curie, ndanë çmimin 1903 në fizikë (Ajo fitoi përsëri në vitin 1911, për kimi). Vajzës e tyre, Irène Joliot-Curie dhe burri i saj, Frédéric Joliet, iu dha çmimi i kimisë në 1935.

Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë