Më shumë se 1 miliardë euro qarkulluan në merkaton e dimrit nga 5 kampionatet kryesore në Evropë. Ky sesion merkatoje shërben për të zëvendësuar lojtarët e dëmtuar në fazën e parë të sezonit apo dhe korigjimin e lëvizjeve të gabuara në merkaton e verës. Në krye të atyre që harxhuan më shumë qëndron Premier League. Skuadrat ishullore (pa llogaritur Manchester City-n) shpenzuan në total 248 milionë dollarë për tu përforcuar në lëvizjet e Janarit.

Në mënyrë të papritur, Serie A renditet e dyta në merkaton e dimrit duke arritur shifrën e 227 milionë dollarëve në përpjekje për të mbyllur diferencën me simotrat më të forta në Kupat e Evropës. Ndërsa ajo ndiqet nga Manchester City që i vetëm shpenzoi 214 milionë dollarë, 34 më pak se 19 skuadrat e tjera në Premiership. Pep Guardiola nuk mund të tolerojë serinë negative që vazhdon prej Tetorit dhe ndërhyri egërsisht në merkato.

Më pak se Manchester City, shpenzuan edhe 20 skuadrat pjesëmarrëse në Ligue 1. 209 milionë dollarë dolën nga arkat transalpine ku në të shkuarën Paris SG linte pas këdo në Evropë me investimet përforcuese. Më pak se 200 milionë u shpenzuan në Bundesliga, konkretisht 172 milionë dollarë në një kampionat të njohur për vlerësimin e bilancit më shumë se emrin e lojtarit në merkato. Në fund La Liga, më e varfëra në Evropë që si asnjëherë më parë, harxhoi vetëm 26 milionë dollarë.

Transferimet më të shtrenjta në merkaton e dimrit
1. Jhon Duran (nga Aston Villa te Al Nasr për 77 milionë euro)
2. Omar Marmoush (nga Frankfurt te Manchester City për 75 milionw euro)
3. Kvicha Kvaratskhelia (nga Napoli te Paris SG për 70 milionë euro)
4. Nico Gonzalez (nga Porto te Manchester City për 60 milionë euro)
5. Xavi Simons (nga Paris SG te Leipzig për 50 milionë euro)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




