Ekspertët e mjedisit kanë zbuluar se një sëmundje e veçantë është përgjegjëse për humbjen e madhe të amfibëve. Ata shprehen se duhet të merren masa sa më shpejtë për të parandaluar këtë fenomen. Sipas të dhënave sëmundja e quajtur “chytridiomycosis” ka shkaktuar zhdukjen masive të një sërë llojesh bretkosash, salamandrash, e shumë amfibëve të tjerë, gjatë këtyre 50 viteve të fundit.
Sëmundja është përhapur në 60 vende të ndryshme, por më të prekurat janë Australia, Amerika Qendrore, Europa dhe Amerika e Jugut.
“Chytridiomycosi, po kontribuon në zhdukjen masive të amfibëve dhe deri tani kemi humbur disa lloje të tyre që kanë qenë vërtet shumë të bukura,” shprehet profesori
Ben Scheele i biologjisë nga universiteti kombëtar në Australi.
Tre dekada më parë, shkencëtarët filluan të vërejnë se dalëngadalë amfibët ishin në numër të paktë kudo në botë. Sëmundja e dyshuar asokohe mendohej se vinte nga kërpudha Batrachochytrium dendrobatidis, i cili dëmton vazhdimisht trupin e amfibëve deri sa ata ngordhin, por sëmundja vinte nga një lloj tjetër kërpudhe.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Sience”, tregohet se kërpudhat kanë shkaktuar zhdukjen e 501 amfibëve dhe kjo ka sjellë edhe rënien e shumëllojshmërisë së tyre.
Përpos sëmundjes që shkaktojnë kërpudhat, faktorë të rëndësishëm për zhdukjen e tyre ka qenë edhe ndryshimi i habitatit dhe ndryshimet klimaterike.
Gjithashtu, për ekspertët globalizimi dhe tregtia e kafshëve të egra janë shkaqe të kësaj pandemie globale, që po mundëson përhapjen e sëmundjes kudo në botë.
“Njerëzit po transportojnë bimë dhe kafshë në vende të ndryshme të botës me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, duke mundësuar përhapjen e sëmundjeve të tilla,”shton Scheele.
Gjithashtu edhe ekspertë të tjerë kanadez janë në të njëjtin mendim. Dan Greenberg dhe Wendy Palen biolog nga universiteti Simon Fraser në Kanada, shprehen se këta faktorë janë pikat kryesore ku qeveria duhet të fokusohet, duke bërë të mundur kufizimin e tregtisë së kafshëve dhe bimëve të egra, në mënyrë që amfibët e tjerë të paprekur të shpëtojnë./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




