Kur krizat ekonomike kanë destabilizuar politikën? Ankthi ekonomik që la kriza financiare e 2007-2009 shkaktoi një reagim politik – duke nxitur, përshembull, fushatën e Brexit në Britani. Presidenti Donald Trump udhëhoqi një tjetër kurs drejtimi të Amerikës krahasuar me presidentët e mëparshëm. Depresioni i viteve ’30 solli pasoja politike shumë më shkatërrimtare në Europë. Pyetja duket përsëri e përshtatshme, duke pasur parasysh traumën ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Gjatë dekadës së kaluar shumë ekonomistë kanë pasur interest në efektet politike të tronditjeve ekonomike. Një studim i rajoneve europiane pas krizës financiare gjeti se një rritje 1 pikë përqindjeje në nivelin e papunësisë ishte e lidhur me rritjen prej 2-3 pikëpërqindjeje në pjesën e votave të marra nga skajet ekstreme. Përcaktimi i mënyrës se si një faktor shkakton një tjetër është çështje e ndërlikuar, dhe shpesh nënkupton marrjen parasysh të forcave delikate shoqërore. Tre studime të reja përdorin kolapsin e demokracisë në Europë në vitet 1930 dhe 1940 për të marrë në konsideratë ndërveprimin midis faktorëve ekonomikë dhe socialë. Studimi sugjeron që krizat kërcënojnë më shumë institucionet demokratike kur shkaktojnë përkeqësim të dobësive themelore sociale.
Një hulumtim i ri nga Sebastian Doerr nga Banka International Settlements, Stefan Gissler i Rezervës Federale, José-Luis Peydró i Imperial College London dhe Hans-Joachim Voth nga Universiteti i Zurich analizon një nga kapitujt më të errët të historisë. Depresioni shkaktoi rritjen e fuqisë së Nazistëve; duke bërë që partia të merrte nga 2.6% të votave në 1928 në 37.3% në 1932. Por vuajtja ekonomike nuk ishte faktori i vetëm që bëri votuesit të mbështesnin dhe të hidheshin në krahët e nazistëve. Autorët nënvizojnë që rëndësia kritike historike e krizës bankare që shpërtheu në 1931, rrëzoi dy huadhënësit më të mëdhenj të Gjermanisë, Danatbank dhe Dresdner Bank. Qytetet e varura nga bankat përjetuan rënie të thellë në të ardhura si pasojë e falimentimit – me me shumë se 20% gjatë krizës, ose rreth 8 pikë më shumë se mesatarja gjermane. Por ndërsa kriza rriti mbështetjen për nazistët në vendet me lidhje të thella me Danatbank, ajo pati pak efekt në votimin nazist në ata me lidhje më të ngushta me Dresdner.
Arsyeja që autorët mbështesin, është që kreu i Danatbank, një burrë hebre i quajtur Jakob Goldschmidt, është një objektiv kryesor i një fushate propagandistike naziste duke fajësuar hebrenjtë për problemet ekonomike të Gjermanisë, ndërsa menaxheri i Dresdner nuk ishte. Kolapsi i Danatbank përkthyer në fitore të madhe për Nazistët në qytetesme një histori persekutimesh të minoriteteve hebreje ose mbështetje për politikën e partive anti-Semitike, ku mesazhi i propagandës ku mesazhi propagandistik u prit më me padurim. Depresioni krijoi mundësi për ekstremistët, por ishte komplementar mes vështirësive të asaj kohe, narrativë e Nazistëve rreth saj, dhe fanatizmi themelor i komuniteteve që ngriti Adolf Hitlerin në pushtet.
Rënia e demokracisë franceze gjatë luftës, gjithashtu, u detyrohej pjesërisht falimentimeve ekzistuese shoqërore. Në vitin 1940 Franca po rikuperohej nga depresioni ekonomik dhe ishte e rrethuar nga trupat gjermane. Në korrik të atij viti, parlamenti francez votoi për t’i dhënë kompetenca diktatoriale Marshallit Philippe Pétain, një hero i luftës së parë botërore, i cili udhëhoqi një regjim autoritar dhe kolaboracionist. Por mbështetja për Pétain nuk ishte e njëtrajtshme, argumenton hulumtimi i ri nga Julia Cagé e Science Po, Anna Dagorret dhe Saumitra Jha e Universitetit të Stanfordit dhe Pauline Grosjean e Universitetit të Uellsit të Ri Jugor. Në vend të kësaj, sugjerojnë studimet e tyre, njohja me Pétain dhe rolin e tij në Luftën e Madhe duket se ka rritur ndjeshmërinë e disa komuniteteve ndaj vlerave autoritare.
Autorët vërejnë se afërsisht gjysma e këmbësorisë franceze shërbeu në betejën e Verdun midis shkurtit dhe prillit 1916, kur Pétain udhëhoqi forcat franceze atje (gjeneralët e tjerë morën detyrën deri në fund të betejës në dhjetor). Në atë kohë, regjimentet franceze zakonisht përbëheshin nga burra të tërhequr nga i njëjti rajon. Përvoja në Verdun ekspozoi kështu një pjesë të madhe të popullsisë së disa komuniteteve por jo të tjerëve ndaj udhëheqjes së Pétain. Autorët mendojnë se ata që luftuan nën Pétain zhvilluan lidhje personale dhe reputacioni me të që formuan evolucionin e tyre ideologjik. Komunitetet me ushtarë që kishin shërbyer në Verdun nën Pétain kontribuan me 7-10% më shumë bashkëpunëtorë për frymë (dhe 8% më pak njerëz në rezistencën franceze) sesa rajonet e tjera. Nga ana tjetër, zonat që luftuan në Verdun me trupa të tyre, por nën gjeneralët e tjerë, nuk treguan ndonjë rritje të ndjeshme të bashkëpunimit.
Rrjetet e individëve me ndikim duket se gjithashtu kanë kontribuar në rënien e Italisë në fashizëm, sipas hulumtimit të fundit nga Daron Acemoglu i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, Giuseppe De Feo i Universitetit të Leicester, Giacomo De Luca i Universitetit të York-ut dhe Gianluca Russo të Universiteti Pompeu Fabra në Barcelonë. Mbështetja për socialistët në Itali u rrit ndjeshëm pas Luftës së Parë Botërore. Në përgjigje të kësaj, qendra e qendrës së djathtë, e frikësuar nga socialistët, bëri që të mbështeste fashistët e Benito Mussolini. Elitat ekonomike luajtën një rol të rëndësishëm në financimin dhe inkurajimin e kësaj zhvendosjeje, argumentojnë autorët; fitimet më të mëdha në mbështetje të fashistëve ndodhën në vendet ku sipërmarrësit përbënin një pjesë më të madhe të popullsisë lokale.
Rezultate si këto sugjerojnë që nëse krizat ekonomike dëshmohen shkatërruese të institucioneve demokratike, varet kryesisht nga forcat shoqërore që mund të lëvizin ngadalë. Shpjegimet e arsyeshme për atë që shkoi keq, mund të ndikojë në gatishmërinë e votuesve për të shkatërruar sistemet politike. Po kështu, gjithashtu, mund të jetë shkalla në të cilën njerëzit me ndikim kërkojnë ose shmangen nga normat mbizotëruese. Rregullimi i asaj që është prishur duhet të jetë përparësia e qeverive kur ndodh një goditje e keqe, por çështja nuk përfundon këtu. Një rimëkëmbje e plotë mund të kërkojë gjithashtu komunikim të qartë për atë që shkoi keq dhe pse – dhe vigjilencë përpara përpjekjeve për të minuar demokracinë.
/The Economist/ Përktheu: Gazeta “Si”/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.