Politike

Cila dhunë? Basha: S’merrem me gjëra ‘cheap’, nuk ika që të rikthehem, bëra një hap pas, Berisha i përjashtuar    

A është debat konstruktiv dhuna ndaj deputetëve? Ishtë pyetja e parë drejtuar Lulzim Bashës i zënë “pritë” nga mediat në oborrin e kryesisë së Kuvendit.

“Cila dhunë”, i përgjigjet Basha, gazetarit

“Janë ofenduar, janë sharë deputetët…”

“Nuk i kam parë videot, nuk ka nevojë për spektakël”, i përgjigjet Basha këmbënguljes së gazetarit që kërkon t’i tregojë videot.

Kush ishin ata që sulmuan deputetët?

“Do ishte cheap jo e vlefshme që të merreshim me tregim gishtash”, përgjigjet Basha.

Me qetësinë e statusit sikur të ishte kryetar, Lulzim Basha foli për mediat duke siguruar ndër radhë se ai është garant i mendimit ndryshe në parti përpos debateve, se jo nga vitet në politikë por nga mendësia ai ndihet i ri, se nuk ka ikur nga PD-ja por thjesht ka bërë një hap pas madje tha se ka qënë edhe pjesë e fushatës së PD-së për lokalet (ku askush se pa) porse kishte preferuar të mos ishte protagonist.

“Unë nuk kam ikur. Këtu kam qenë që të rikthehem kam bërë një hap pas! Kam marrë pjesë në fushatë. Kam qenë me kandidatin për Tiranën, por s’doja të bëhesha protagonist” tha Basha.

Ai qartësoi gjithashtu se PD-në nuk e drejton Berisha. “PD nuk e drejton Berisha. Është përjashtuar” tha Basha.

Por a do e drejtojë ai partinë? Basha nuk dha një përgjigje të prerë por tha se veprimet e tij nuk do të jenë me fjalë, por me vepra konkrete.

“Do ta tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë