Gazeta Si – Barazim në Bolonja mes Italisë dhe Gjermanisë. Sfida e Ligës së Kombeve u ndez në pjesën e dytë. Në pjesën e parë vetëm një shtyllë e Skamakës. Debutim me asist për ‘baby Gnonto’ tek Italia.
Cikli i ri i Italisë ka nisur me një barazim në ndeshjen e parë në grup në edicionin 2022/2023 të Ligës së Kombeve. Pas mungesës në Botëror dhe zhgënjimit në “Finalissima” ndaj Argjentinës, skuadra e Mançinit barazoi 1-1 me Gjermaninë e Flik.
Në Bolonja u luajt një pjesë e parë pa shumë raste. Italia u ndal nga shtylla, ndërsa në të dytën erdhën dy golat. Debutoi me ‘axurrët’ Gnonto, i cili dha pasimin për Lorenco Pelegrinin te goli i parë.
Vetëm pas 3 minutash Gjermania ktheu paraspeshën me anë të Kimish. Mbyllet kështu në barazim kjo sfidë. Grupin e udhëheq Hungaria, që në mënyrë surprizë mundi Hungarinë 1-0.

Itali-Gjermani 1-1
Italia: Donaruma, Florenci, Açerbi, Bastoni, Biragi (Dimarko), Fratezi (Riçi), Kristante, Tonali (Pobega), Politano (Gnonto), Skamaka (Kançelieri), Pelegrini. Trajner: Mançini
Gjermania: Nojer, Kehrer, Rudiger, Zyle, Henrishs (Hofman), Kimish, Goretzka (Gyndogan), Gnabri (Raum), Myler (Havertz), Sane (Musiala), Verner. Trajner: Flik
Arbitër: Jovanoviç (Serbi)
Shënues: 70’ Pelegrini, 73′ Kimish
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




