Cikalleshi, një nga lojtarët më të mirë në këto dy ndeshje, dy fitore që ndikuan që skuadra jonë të realizonte synimin për të qenë në krye të grupit, në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes ka pohuar: “Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim. Më vjen mirë që ja dolëm dhe ne fituam. Po punoj fort që të mbaj këtë ritëm. Ja dolëm dhe jam i lumtur. Tashmë duhet që të bëjmë dyfishin e punës dhe përqendrimit për të realizuar synimet tona”.
8 NDESHJE 8 GOLA- Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel.
MUNGESA- Ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht
REKORDI I BOGDANIT- Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu.
Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij. Po luftojmë për të mundur më të mirin (Bogdanin).
Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, përfundoi Cikalleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




