Pas barazimit 1-1 me Islandën, Sokol Cikalleshi, i cili mbajti shireitin e kapitenit, foli hapur, duke mos përdorur aspak diplomacy. Sulmuesi kavajas theksoi se duhet vënë dorë për ta ndryshuar Kombëtaren, madje pohoi se është gati të tërhiqet për të mirën e ekipit.
Pas barazimit 1-1 me Islandën, Sokol Cikalleshi, I cili mbajti shireitin e kapitenit, foli hapur, duke mos përdorur aspak diplomacy. Sulmuesi kavajas theksoi se duhet vënë dorë për ta ndryshuar Kombëtaren, madje pohoi se është gati të tërhiqet për të mirën e ekipit.
“Përgjegjësia është e të gjithëve, pavarësisht se kush luan. Vazhdojmë të jemi në një moment ‘jo’, ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar, pasi dihet në çfarë gjendje ishim.

Gjërat duhet të ndryshojnë. Meqë kisha shiritin mund të them se, nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë marr përgjegjësitë e mia. Jam dakord që për të ndryshuar gjërat, të mos jem pjesë e Kombëtares.
Do të jem i lumtur, nëse nuk e shoh më Kombëtaren në këtë pikë. Se çfarë duhet të ndryshojë dhe kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë që na kanë ndjekur”, – tha Cikalleshi.
Me kritika për ekipin foli edhe mesfushori Amir Abrashi, i cili theksoi: “Këta lojtarë duhet ta kuptojnë për çfarë luftohet në Kombëtare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




