Gazeta Si – Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një 26-vjeçar afrikano-amerikan, Dexter Reed, duke qëlluar 96 të shtëna me armë zjarri në 42 sekonda.
Pamjet, të marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.
Dexter Reed u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr, pasi 26-vjeçari sipas versionit zyrtar ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.
Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, përfshirë atë të oficerëve që qëlluan.
Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të Reed duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




