Gazeta Si – Me një gjest të pazakontë, një çift irlandez ka dorëzuar në policinë e Shkodrës një shumë prej 41.400 eurosh, të cilën pretendojnë se e kishin gjetur pranë një supermarketi në Durrës.
Policia tnjoftoi se irlandezi K.S., 42 vjeç dhe gruaja e tij K.K., kanë deklaruar se e kanë gjetur shumën e majme më 16 mars pranë një supermarket në lagjen e plazhit në qyteton bregdetar.
Veprimet e mëtejshme do t’i kryejë komisariati i Durrësit për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e pronarit të shumës së madhe monetare.
“Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës”- thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.