Çiftet moderne që duan një fëmijë po drejtohen më shumë drejt metodës invitro. Kjo jo sepse janë infertilë, por sipas studimeve janë shumë të zënë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Çiftet këshillohen të kryejnë marrëdhënie seksuale tre ditë për të rritur shanset e shtatzënisë.
Por puna, kontrolli i emaileve jashtë orarit, e detyra të tjera ka bërë që shumë njerëz t’i drejtohen metodës invitro.
Ekspertët thonë se edhe kohën e lirë që kanë, ata e shpenzojnë përshembull duke parë Netflix.
Charles Kingsland, shefi mjekësor në grupin e klinikës “Care Fertility” tha se njerëzit po kryejnë më pak marrëdhënie seksuale.
“Njerëzit nuk gjejnë kohë sepse janë shumë të zënë dhe shumë të lodhur. Ata nuk kanë një ekuilibër pune dhe jete private”, shton Kingsland.
Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield, ka njerëz që bëjnë seks më pak se një herë në javë. Kjo sepse jeta moderne ka hequr entuziazmin për veprimtari të tjera.
“Çiftet që njoh tani kanë pritshmëri shumë të ndryshme dhe çfarë është një jetë e shëndetshme seksuale”,shpjegon Pacey.
Një sondazh më i fundit nga YouGov, një kompani analitike zbuloi se njerëzit në të njëzetat kanë më shumë gjasa se çdo grup moshë tjetër për të kryer seks të rregullt.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje