Ka ndodhur

Çifti i moshuar përfundon në spital, dhëndri u dha valium, më pas vodhi shtëpinë

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një çifti të moshuar dhe vjedhjen e parave të tyre.

Ngjarja u zbulua pasi bashkëshortët e moshuar u transportuan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim. Hetimet zbuluan se autor i dyshuar i ngjarjes është Ismail Kllogjri, 36 vjeç, dhëndri i tyre.

Sipas Policisë, ai dyshohet se u ka dhënë të moshuarve një dozë të lartë valiumi, duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore. Pasi i ka lënë pa ndjenja, 36-vjeçari ka marrë një shumë parash nga banesa e tyre.

Të dy të moshuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë