Futboll

CIES/ Manchester është kryeqyteti i dorëlëshuarve

Manchester City dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shpenzuar më shumë në 10 sesionet e fundit të merkatos: Citizens kanë një diferencë mes hyrjeve dhe daljeve prej -631 milionë, Red Devils prej -586 milionë. Kjo është ajo që del nga një studim i Cies.

10 skuadrat me pasivin më të keq në dhjetë sesionet e fundit të merkatos

10) Arsenal: -299 milionë (blerje për 588 milionë, shitje për 289 milionë)

9) Chelsea: -308 milionë (blerje për 968 milionë, shitje për 660 milionë)

8) Milano: -311 milionë (blerje për 577 milionë, shitje për 266 milionë)

7) Aston Villa: -339 milionë (blerje për 407 milionë, shitje për 68 milionë)

6) Everton: -346 milionë (blerje për 701 milionë, shitje për 355 milionë)

5) Inter: -386 milionë (blerje për 664 milionë, shitje për 278 milionë)

4) PSG: -455 milionë (blerje për 854 milionë, shitje për 399 milionë)

3) Barcelona: -471 milionë (blerje për 1171 milionë, shitje për 700 milionë)

2) Manchester United: -586 milionë (blerje për 832 milionë, shitje për 246 milionë)

1) Manchester City: -631 milionë (blerje për 1006 milionë, shitje për 375 milionë)

Kështu, Mançesteri është kryeqyteti i dorëlëshuarve. Por nëse City mund të justifikojë një pasiv të tillë me kaq shumë trofe kombëtar të fituar nën drejtimin e Pep Guardiolas, të njëjtën gjë nuk mund ta bëjnë kushërinjtë e tyre të cilët, përveç Europa League, kanë rreshtuar një seri të tërë dështimesh. Podiumi plotësohet nga Barcelona (-471 milion), përpara PSG (-455). Një situatë e rëndë edhe për dy klubet e Milanos, të cilat kanë grumbulluar një deficit të madh të pa mbështetur nga rezultatet sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë