Mode

Christian Louboutin, mbreti i këpucëve “stileto”

Në një ekspozitë të re rreth stilistëve të këpucëve dhe aksesorëve të modës, stilisti Christian Louboutin tregoi krijimet e tij kryesore përfshirë këtu më shumë se 400 modele këpucësh dhe hap një dritare për edukimin e tij të pazakontë në një spektër të gjerë frymëzimesh për të kuptuar më shumë punën e tij.
Kur Loubotin ishte veçse një djalë i thjeshtë nga Parisi, hapi butikun e tij të parë me bizhuteri në vitin 1991 e një nga klientët e tij të para ishte Princesha Caroline e Monakos. Që atëherë ai kishte vizita nga personalitetet të ndryshme si Jennifer Lopez, Tina Turner, Beyoncé, Sarah Jessica Parker, aktorin Blake Lively dhe Leonardo diCaprio.
Më pas në vitin 2006, ai krijoi koleksionin e tij të parë të çantave dhe në 2014 ai kishte një gamë të gjerë modelesh të produkteve si canta, këpucë dhe bizhuteri. Sot ai ka 150 dyqane kudo në botë. Duke mos përfshirë pamjen e bukur, ekstroverte dhe të shkëlqyeshme të Louboutin, ekspozita në Paris është diçka tepër e veçantë. E ndarë në 10 seksione kjo ekspozitë hedh dritë mbi njohuritë e stilistit për historinë e modës dhe artet dekorative.

Këpucët e krijuara në vitin 1987, të titulluara Maquereau, të bëra prej lëkure metalike, ishin për të krijuar një eksperiencë edhe pse ai kishte filluar të vizatonte këpucë që në moshën 10 vjeçare. Ndërsa në ekspozitë janë shfaqur disa nga modelet që ai ka krijuar, vihet re shumë qartë tak e hollë e këpucëve.
“Në vend që të më tërhiqnin gjërat e ndaluara, mua më tërhoqën ato që mund të dukeshin më estetike. Shumica e objekteve në ekspozitë ka qenë fillimisht vetëm një vizatim,” është shprehur ai duke treguar kështu këpucët e tij të para që ngjasonin me një flutur.
Rastësisht, gjashtë vjet më parë, një nga motrat e tij zbuloi se ai ishte në të vërtetë një fëmijë nga një lidhje jo martesore e nënës së tij me një burrë egjiptian.
“Është qesharake në fakt se që në fëmijëri mendoja se isha një fëmijë e birësuar, pasi kisha lëkurë më të errët se tre motrat e mia bionde. Kështu që ishte një surprizë e këndshme të vërtetoja se kisha të drejtë,”tregon ai.
Modelet e këpucëve të Louboutin kanë “përjetuar” edhe një diskriminimin racor. Në vitin 2006, ai krijoi koleksionin e tij të këpucëve me ngjyrë mishi, të cilat ishin tepër moderne. Por kur një koleg i Louboutin vuri në dukje pasaktësinë e ngjyrës së këpucës dhe loboi shumë për tonet e errëta. Për Louboutin kjo ishte vetëm një vështirësi momentale.

Daljet e tij të hershme në kinema mund të kenë treguar pasionin e tij për ngjyrën e fortë dhe të plotë. Pikërisht në sesionin e tretë të ekspozitës mund të vërejmë këtë gjë. Aty gjenden të gjitha projektet e tij të vizatuara. Në të njëjtin vend paraqiten edhe modelet kryesore të krijuara menjëherë pasi ai hapi butikun e tij të parë. Kjo përfshin edhe këpucët e famshme Kordoba.
Kordoba, është një teknikë e lashtë e punuar me lëkurën, që kombinon gdhendjen e lëkurës dhe të drurit. Ju filloni me një vizatim për të bërë prerje druri. Këto pastaj janë hedhur mbi lëkurën e cila shtrohet në sipërfaqe me çekiç deri sa të ngulitet. Kjo pasohet nga një proces ngjitje që e bën lëkurën me shkëlqim.

"Kam udhëtuar në të gjithë Evropën për të gjetur një artizan për t'i bërë ato derisa i gjeta një në Avenue Daumesnil, vetëm disa hapa larg ngarendi ku u zbrita. Për takat e holla jam frymëzuar nga argjendorja e shekullit 20, Line Vautrin. Unë përfundova duke i kërkuar vajzës së saj, Marie-Laure Bonnaud-Vautrin, të më ndihmonte në krijimin e takës së hollë, një proces kompleks me ndërthurje, xhami, alumini dhe rrëshirë,”, tregon stilisti i famshëm.
Shumë prej modeleve të hershme të Louboutin kanë një stil deri diku barok. Një shembull tjetër është këpucët e tij të përpunuara Marie-Antoinette të vitit 2008, të krijuara bashkë me qëndistarin francez Jean-Francois Lesage.

"Kur i krijova kam pasur në mend filmin e Sofia Coppola 2006, Marie-Antoinette, me ngjyrat e saj të forta, e të gjalla. Kjo përfshin teknika dhe materiale të ndryshme, për shembull një lloj qëndisje të quajtur “kanellë” e cila përdor fije metalike të hollë, një pëlhurë “mousin” dhe gjatë qëndisjes vendosen perlat në mënyrë të vazhdueshme,”shprehet Louboutin.
Sesioni i fundit i Louboutin tregon bashkëpunimin e tij me regjisorin David Lynch, ku disa këpucë janë shumë të larta, por kjo nuk ka rëndësi për Louboutin pasi ai e di që çdo këpucë që prodhon, do të jetë e rehatshme./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë