Komediani Chris Rock ka thyer heshtjen pas goditjes që mori nga aktori Will Smith në skenën e “Oscars” të dielën.
Ajo e diel e 27 marsit, që Oskarët vështirë se do ta harrojnë. Çështja që ka ditë të tëra si kryelajm nuk kufizohet më në vërtetësinë apo jo të gjestit. Nuk ka rëndësi nëse është një shuplakë skenike: bota është ndarë dhe një gjysmë e mirë kërkojnë masa ndaj aktorit fitues të Oskarit, i cili pas një sërë faljesh e ka bërë të qartë se nuk e ka lëshuar statujën.
Publiku në këmbë kundër Will Smith
Ndërkohë, komediani në një show në Boston të mërkurën u shpreh shkurt se ende është duke “e përpunuar” atë që ndodhi në fundjavë.
Përpara një publiku prej 1000 personash në Teatrin Wilbur, komediani 57-vjeçar hapi shfaqjen duke sjellë atë që publiku donte të dëgjonte.
“Unë jam ende duke u përpjekur të përpunoj atë që ndodhi”, filloi Rock, sipas Variety. “Nuk kam asnjë material për atë që ka ndodhur – i gjithë emisioni është shkruar para kësaj fundjave”, shpjegoi ai. “Por në një moment unë do të flas për atë dhe do të jetë serioze dhe argëtuese”, shpjegoi ai. Publiku, thotë Variety, e mbështeti atë me ovacione, por komediani i hodhi poshtë të gjithë duke e shtyrë ironinë për një moment të mëvonshëm: “Jo, më lër të bëj shfaqjen. Do të bëj disa shaka, thjesht është mirë të jesh këtu”.
Vëmendja mediatike ndaj Chris Rock
Historia e Oscar-it në mënyrë të pashmangshme krijoi një rast mediatik rreth komedianit 57-vjeçar dhe heshtja e Rock-ut në 72 orët e fundit vetëm sa e ka përforcuar rezonancën e saj. Variety thotë se jashtë teatrit të Bostonit, disa orë para shfaqjes, ishte krijuar një turmë gazetarësh dhe reporterësh të pajisur me kamera për të përjetësuar ardhjen e tij, aq sa punonjësit e teatrit do të ishin ankuar për furinë, e cila i pengoi të përgatisnin hyrjen për spektatorët. Në fakt, nuk është rastësi që ardhja e komedianit u shndërrua menjëherë në lajm, duke tërhequr vëmendjen e atyre që deri më tani nuk e kishin ndjekur kurrë natën e Oskarit dhe ndoshta mezi e njihnin Chris Rock.
Marrë nga Fanpage, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




