Nga Gazeta ‘Si’-Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.
Cholleti dhe i dërguari i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në New York.
“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Cholleti në X, që më herët njihej si Twitter.
Good discussion with President @VjosaOsmaniPRKS on our shared commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic future, the need to de-escalate tensions, and engage urgently in the EU-Facilitated Dialogue to normalize relations with Serbia – the key to regional stability and EU integration. pic.twitter.com/vMHxk2mcsT
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 19, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.