Futboll

Chelsea, favorit – Bruno Fernandes drejt rekordit personal

Nga Gazeta Si – Sipas superkompjuterit të Opta-s, Chelsea është favorit i madh përballë Manchester United, duke fituar në 46.8% të simulimeve të realizuara para ndeshjes.

Në kampin e “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes mund të arrijë një moment historik personal: sot mund të jetë ndeshja e tij e 200-të në Premier League. 

Ai do të bëhej lojtari i 28-të që prek këtë shifër me fanellën e Manchester United.

Ruben Amorim refuzon të largohet nga parimet e tij, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të shihet sesi ato mund të sjellin përmirësimin që tifozët e Manchester United presin me ngulm.

Ndeshja e radhës është në “Old Trafford” kundër Chelsea-t, që në fundjavën e kaluar u ndal në barazim 2-2 nga Brentford në Premier League. 

“Blutë” vijnë nga UEFA Champions League të mërkurën, ku u mposhtën 3-1 nga Bayern në Munich.

Që prej javs së 12-të në sezonin e kaluar – momenti kur Amorim mori drejtimin e United – asnjë skuadër tjetër në Premier League nuk ka patur ecuri më të dobët: 31 pikë në 31 ndeshje dhe një golaverazh negativ, -13.

Humbja e së dielës ndaj Manchester City uli shanset e United për të siguruar një vend në Champions League në vetëm 3.4% 

Madje superkompjuterit i Opta-s. llogarit mundësinë e rënies së klubit nga kategoria në 12.3%.

Në kampin londinez, Enzo Maresca rigjeti Cole Palmer javën e kaluar, i cili bëri menjëherë diferencën ndaj Brentford-it. 

Mesfushori ofensiv shënoi vetëm pesë minuta pasi u fut nga stoli, golin e tij të 50-të në karrierë (44 me Chelsea-n dhe 6 me Manchester City-n).

Nga ana tjetër, United investoi shuma të mëdha gjatë verës për të rikrijuar repartin ofensiv, dhe një nga afrimet e bujshme ishte ai i Bryan Mbeumo.

Manchester United është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të Premier League në shtëpi kundër Chelsea-t (5 fitore, 7 barazime), që prej humbjes 1-0 në Maj të vitit 2013.

Në fakt, përqindja e fitoreve të Chelsea-t në “Old Trafford” është vetëm 18% (6 në 33 ndeshje), shifra më e ulët ndaj çdo skuadre tjetër ku janë përballur të paktën 10 herë në këtë kompeticion.

Pas fitores 1-0 në Maj, “Blutë” do të kërkojnë të regjistrojnë dy fitore radhazi në kampionat ndaj United për herë të parë që nga periudha Nëntor 2009 – Mars 2011, kur drejtoheshin nga Carlo Ancelotti.

Dy fitoret e Chelsea-t në tre ndeshjet e fundit në kampionat ndaj “Djajve të Kuq” (me një barazim) janë po aq sa arritën në 17 përballjet pararendëse (2 fitore, 9 barazime, 6 humbje).

Chelsea – Manchester United është ndeshja me më shumë barazime në historinë e Premier League, 27 herë.

Prej tyre, 14 barazime janë vendosur në “Old Trafford”. Vetëm Everton – Tottenham në “Goodison Park” ka përfunduar më shpesh në barazim në një stadium të vetëm (17 herë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë