Motosport

Chase Briscoe i reziston presionit dhe fiton ‘Cup Series’ në Pocono

Pas 4 “pole positions” dhe xhirove kryesuese në 8 gara, Chase Briscoe që piloton “No. 19 Joe Gibbs Racing Toyota” fitoi garën e parë duke lënë pas shokun e skuadrës, Denny Hamlin në “The Great American Getaway 400” në “Pocono Raceway”. Gjithçka u vendos në fazën e fundit kur Briscoe kryesoi për 34 xhiro dhe i rezistoi presionit të Hamlin (rekordmeni i pistës) dhe Ryan Blaney (dy herë fitues në Pocono). Diferenca mes Briscoe dhe Hamlin u ndal në 0.682”. 30 vjeçari nga Indiana kryesoi në 72 nga 160 xhiro dhe kishte ende karburant për festimet në fund. Hamlin (3 herë fitues këtë sezon) u kthye në garë pasi mungoi një javë më parë në Mexico City dhe tregoi se pse ai ka fituar 7 gara Pocono.

Vendi i dytë ishte rezultati i 10 mes dy vendeve të para në 36 gara në pistën ovale prej 2.5 miljesh. Blaney që arriti fitoren e parë të karrierës në Pocono në vitin 2017 dhe ishte fitues në fuqi, plotësoi podiumin me vendin e 3. Piloti i “RFK Racing”, Chris Buescher që fitoi garën e parë në Pocono (në vitin 2016), u nis në vendin e 2 duke qënë një ndër 9 kryesuesit por e mbylli garën në vendin e 4. Chase Elliott dhe “Hendrick Motorsports” u renditën për të dytën garë rradhazi në vendin e 5. Fitorja e Briscoe (e treta në karrierë) e bëri atë pilotin e 11 që kualifikohet në Playoff (ku garojnë 16 pilotë) – i 6 i ndryshëm në 8 javët e fundit. John Hunter Nemechek që piloton “Legacy Motor Club” u rendit në vendin e 6

Pas tij mbërritwn rivalët e “Hendrick Motorsports”, Kyle Larson dhe “RFK”, Ryan Preece & Brad Keselowski. Austin Cindric që garon për “Team Penske” plotësoi 10 vendet e para. William Byron (u rendit në vendin e 27) vazhdon të kryesojë klasifikimin e përgjithshëm të “Cup Series” më 54 pikë më shumë se shoku i skuadrës, Larson. Kur duhen edhe 9 gara deri në fund të sezonit të rregullt që përcakton 16 pjesëmarrësit në playoff, Alex Bowman (Hendrick) është i fundit që do të marrë pjesë atje nëse do ta ruajë deri në fund vendin e 16. “Cup Series” do të spostohet në “EchoPark Speedway” (ish Atlanta Motor Speedway) për garën e të shtunës në mbrëmje. Joey Logano (Team Penske) është fitues në fuqi atje ndërsa Christopher Bell (Joe Gibbs Racing) fitoi në Atlanta garën e muajit Shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë