Futboll

Championsi rikthehet me sfidën e nxehtë PSG-Real, nesër Interi pret Liverpulin

Skena sot në mbrëmje është e gjitha për futbollin më prestigjioz në rang klubesh. Rikthehet Championsi me fazën e 1/8-ve dhe me një sfidë shumë interesante, PSG-Real Madrid, jo vetëm për atë që dy skuadrat do të japin në fushë, por edhe për zhvillimet e merkatos, konkretisht për pistën Mbape.

Pikërisht nga ky sulmues, me shumë mundësi madrilen që nga vera e ardhshme, trajneri Karlo Ançeloti duhet të ketë shumë kujdes sot në Paris. Braziliani Nejmar është në dyshim për francezët, kurse Reali në krahun tjetër vjen më i plotë.

Nga një ndeshje e mëparshme mes PSG-së dhe Realit. Gazeta Si, 15 shkurt 2022

PSG-ja, me investime shumë të mëdha këto vitet e fundit, kërkon me të gjitha forcat që të fitojë trofeun me veshë të mëdhenj, por shorti i ka vënë përballë një ekip ekspert në Champions si Reali, që drejtohet po ashtu nga një trajner ekspert, italiani Ançeloti.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot në mbrëmje është ajo mes Sportingut të Lisbonës dhe Mançester Sitit. Trajneri Guardiola ka disa mungesa në këtë ndeshje, megjithatë anglezët, finalistë të edicionit të kaluar, janë favoritë për të kaluar më tej.

Nesër zhvillohen dy ndeshje të tjerë, Inter-Liverpul dhe Salcburg. Kuptohet që vëmendja do të jetë e gjitha te përplasje italo-angleze, ndërsa për baravarezët gjithçka konsiderohet e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë