Futboll

Championsi njeh sot finalistin e parë, Liverpuli shkon i favorizuar në Spanjë

Gazeta Si – Mbrëmjen e sotme do të mësohet emri i skuadrës së parë finaliste të Ligës së Kampionëve. Me shumë mundësi do të jetë Liverpuli, pasi ajo fitore 2-0 në ndeshjen e parë lë pak mundësi për Vilarrealin, edhe pse futbolli i njeh mrekullitë.

Trajneri Jurgen Klop ka theksuar në konferencë shtypi se asgjë nuk është e sigurt dhe se të tijtë duhet të jenë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Në anën tjetër, Unai Emeri ka pranuar se përmbysja është shumë e vështirë. Trajneri i Vilarrealit shpreson që skuadra e tij, me mbështetjen e tifozëve, të bëjë një ndeshje sa më të mirë.

Liverpuli feston nje nga golat ndaj Vilarrealit ne ndeshjen e pare. Gazeta Si, 3 maj 2022

Liverpuli vjen në këtë transfertë me skuadër të plotë, kurse spanjollët nuk kanë të gatshëm Morenon dhe Pinon. Edhe disa lojtarë të tjerë, mes tyre edhe titullarë të rëndësishëm si Zherard Moreno dhe Raul Albiol, janë në dyshim.

Finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve do të përcaktohet të mërkurën, nga sfida Real Madrid-Mançester Siti, që pritet të jetë më spektakolare se kjo e sotmja. Anglezët e kanë fituar gjysmëfinalen e parë 4-3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë