Futboll

Championsi nis sot fazën e grupeve, fokusi te PSG-Juventus

Gazeta Si – Liga e Kampionëve, apo ajka e futbollit europian, nis sot në mbrëmje fazën e grupeve. Klubet më të mira të kontinentit luajnë ndeshjet e para, duke bërë në një farë mënyre prezantimin me publikun.

Vëmendja është te sfida mes PSG-së dhe Juventusit. Jo vetëm se është ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në grupet E, F, G dhe H, por edhe për shkak të ballafaqimit Al Khelaifi-Anjeli, dy ish-aleatëve që u bënë ‘armiq’ nga Superliga.

Al Khelaifi dhe Anjeli. Gazeta Si, 6 shtator 2022

Mbape, Mesi dhe Nejmar presin një Juventus jo në formën e tij më të mirë dhe me mungesa të rëndësishme, si Shezni dhe Di Maria. Parisienët janë favoritë për fitimin e kësaj ndeshjeje.

Në fushë do të zbresin edhe big-ë të tjerë, si Real Madrid, Milan dhe Mançester Siti e Çelsi. Londinezët luajnë në fushën e Dinamos së Zagrebit, ku shpresohet që të shikojmë edhe Armando Brojën, qoftë edhe për pak minuta.

Champions, faza e grupeve
Sot, ora 18:45
D.Zagreb-Çelsi
B.Dortmund-Kopenhagen
Ora 21:00
Benfika-Makabi Haifa
Selltik-Real Madrid
PSG-Juventus
Lajpcig-Shakhtar
Salcburg-Milan
Sevilja-Mançester Siti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë