Futboll

Champions/ Tronditet Olimpiakosi, eliminohen Fenerbahçe dhe Malmo

Gazeta Si – Kualifikueset e Ligës së Kampionëve kanë dhuruar surpriza dhe jo pak. Janë eliminuar befasisht në turin e dytë eliminator emra të mëdhenj të futbollit europian, si Olimpiakosi, Fenerbahçe dhe Malmo.

Olimpiakosi është mundur thëellë në ‘Karaiskaki’, 0-4 nga izraelitët e Makabi Haifa. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Një goditje e rëndë kjo për grekët, të cilët do të mungojnë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Nga ndeshja Fenerbahçe-Dinamo Kiev, 1-2. Gazeta Si, 27 korrik 2022

Fenerbahçe është mundur në shtesë nga Dinamo e Kievit, 1-2. Ndeshja u parë kishte dalë 0-0, kjo e sotmja u mbyll 1-1 në kohën e rregullt, ku turqit luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Në shtesë ukrainasit shënuan golin e kualifikimit me Karavaev.

Surprizën më të madhe e ka bërë Zalgiris, ekipi lituanez që eliminoi Ballkanin në turin e parë. Këtë herë lituanezët nxorrën jashtë loje një ekip me emër si susedezët e Malmos. Zalgiris i fitoi të dyja ndeshjet, 1-0 në Lituani dhe sot 0-2 në Suedi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë