Gazeta Si – Dy ndeshje, dy barazime 0-0. Pas atij me Njukastëllin në ‘San Siro’, Milani nuk ka mundur të shënojë as ndaj Borusia Dortmundit në Gjermani dhe për rrjedhojë nuk ka shkuar më shumë se barazimi, që e mban në vend të 3-të.
Një barazim që lë ‘pengje’ në radhët e skuadrës së Piolit, sepse kuqezinjtë i patën rastet për të shënuar të paktën një gol në ‘Signa Iduna Park’. Zhiru, Pulisiç dhe Çukueze patën rastet më të pastra, por asnjëri prej tyre nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. Me këtë barazim komplikohet objektivi i Milanit për të kaluar grupin, që udhëhiqet nga Njukastëlli me 4 pikë.

Barcelona fitoi në Portugali ndaj Portos me një gol të Ferran Torres në fundin e pjesës së parë. Ai u fut në fushë si zëvendësues që në pjesën e parë, duke marrë vendin e Levandovskit.
Kampionët në fuqi të Mançester Sitit fituan me përmbysje 1-3 në fushën e Lajpcigut. Foden, Julian Alvarez dhe Doku janë autorët e golave për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.
Lacio e Elseid Hysajt ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë si ajo me Selltikun. Skocezët kaluan të parët në avantazh, Vesino barazoi dhe në minutën e 5-të shtesë Pedro realizoi golin me vlerën e 3 pikëve për skuadrën e mbrojtësit kuqezi, që luajti titullar në këtë ndeshje.
Champions, xhiro e 2-të në grupe
Sot
Antverp-Shakhtar 2-3
Atletiko Madrid-Fejnord 3-2
Selltik-Lacio 1-2
Crvena Zvezda-Jang Bojs 2-2
B.Dortmund-Milan 0-0
Porto-Barcelona 0-1
Njukastëll-PSG 4-1
Lajpcig-Mançester Siti 1-3
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




