Futboll

Champions/ Luhen sot ndeshjet e treta në grupe, “treni i fundit” për Milanin

Rikthehet sot në mbrëmje Liga e Kampionëve me xhiron e tretë të ndeshjeve për grupet A, B, C dhe D. Milani luan sot shanset e fundit në Portugali, në fushën e Portos. Kuqezinjtë nuk kanë marrë asnjë pikë në 2 ndeshjet e para dhe nëse nuk fitojnë sot, atëherë kualifikimi bëhet i pamundur.

Trajneri Stefano Pioli do të përballet me mungesa të rëndësishme, ashtu si dhe në kampionat. Ai nuk ka të gatshëm lojtarë si, Maignan, Teo Hernandez, Florenci, Brahim Diaz, Rebiç dhe Kesi. Shumë për një ndeshje kaq të rëndësishme, megjithatë Milani do të luajë gjithçka për gjithçka ndaj Portos, që ka vetëm 1 pikë deri tani. Liverpuli kryesuses luan në fushën e Atletiko Madridit.

Tifozet e Interit, gati per ndeshjen e sotme. Gazeta Si, 19 tetor 2021

Interesante janë edhe sfidat e Grupit D, ku Interi, me 1 pikë në 2 ndeshje, pret surprizën Sherif Tiraspol, që kryeson grupin me 2 fitore. Pritet një atmosferë e ndezur në “San Siro”, ku parashikohet të jenë mbi 45 mijë tifozë. Real Madrid, që bën pjesë në po këtë grup, shkon në fushën e ukrainasve të Shakhtar Donjetsk me 3 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Liga e Kampionëve
Sot, ora 18:45
Beshiktash-Sporting
Bryzh-Mançester Siti
Ora 21:00
Ajaks-B.Dortmund
Atl.Madrid-Liverpul
Porto-Milan
Inter-Sherif Tiraspol
PSG-Lajpcig
Shakhtar D.-Real Madrid


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë