Futboll

Champions, Liverpool -Leipzig do të luhet në Budapest

Ndeshja e kthimit e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Leipzig do të luhet rregullisht më 10 mars në orën 21, por në vend të Anglisë do të luhet në “Puskas Arena” në Budapest. Vendimi është marrë për shkak të kufizimeve të qeverisë gjermane për të luftuar pandeminë Covid-19 në Gjermani në lidhje me fluturimet nga dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, ndeshja do të luhet në një fushë neutrale, e cila u njoftua nga UEFA me një shënim të shkurtër zyrtar.

“UEFA konfirmon se ndeshja e dytë e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Leipzig do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest. Data e ndeshjes (10 Mars 2021) dhe koha e fillimit (21.00) do të mbetet e njëjtë.

UEFA dëshiron të falënderojë Leipzig dhe Liverpool për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhje për problemin, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për mbështetjen e tyre dhe për të rënë dakord për të organizuar ndeshjen në fjalë. ”

Në të njëjtin stadium, “Puskas Arena”, gjermanët do të mundohen të “kthehen në jetë”, duke e nisur nga disavantazhi 2-0 i sfidës së parë, vulosur më 16 shkurt në kryeqytetin hungarez. Mision thuajse i pamundur përballë Jurgen Klopp dhe të tijve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë