Ndeshja e vajtjes e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Liverpool do të luhet rregullisht më 16 shkurt në orën 21, por në vend të Gjermanisë do të luhet në “Puskas Arena” në Budapest. Vendimi është marrë për shkak të kufizimeve të qeverisë gjermane për të luftuar pandeminë Covid-19 në Gjermani në lidhje me fluturimet nga dhe për Mbretërinë e Bashkuar deri në 17 shkurt. Prandaj, ndeshja do të luhet në një fushë neutrale, e cila u njoftua nga UEFA me një shënim të shkurtër zyrtar.
UEFA can confirm that the #UCL round of 16 first leg between Leipzig and Liverpool will now take place at Puskás Aréna in Budapest on 16 February.
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 7, 2021
Read more 👇
“UEFA konfirmon se ndeshja e parë e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes RB Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest. Data e ndeshjes (16 Shkurt 2021) dhe koha e fillimit (21.00) do të mbetet e njëjtë.
UEFA dëshiron të falënderojë Leipzig dhe Liverpool për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhje për problemin, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për mbështetjen e tyre dhe për të rënë dakord për të organizuar ndeshjen në fjalë. ”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.