Uefa vë në funksion Var në distancë për ndeshjet e Champions League. Debutimi do të zhvillohet me rastin e ndeshjes së të mërkurës në mbrëmje midis Sevilla dhe Chelsea, e vlefshme për grupin E, në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán. “Arbitri në fushë (portugezi Artur Dias) – shpjegon Uefa në një komunikatë – do të ndihmohet nga salla e operacioneve VAR në Nyon, Zvicër, nga arbitri i VAR Tiago Bruno Lopes Martins dhe ndihmësi i arbitrit të VAR Luís Miguel Branco Godinho, të dy bashkatdhetarët e arbitrit.
“Që nga përdorimi i VAR, shumica e kampionateve kombëtare në të gjithë Evropën kanë përdorur selinë qendrore, larg stadiumeve – lexohet në shënimin e Uefa – Një zgjidhje që edhe UEFA po përgatitet ta adaptojë, pasi ka testuar dhe aprovuar me sukses VAR në distancë, nga selia e konfederatës evropiane në Nyon, Zvicër. Sistemi do të implementohet për herë të parë në mënyrë zyrtare të mërkurën e 2 dhjetorit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League mes Sevilla dhe Chelsea “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




